Zyrtari i Lartë i DASH-it mbërrin në Kosovë

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë. Njoftimi është bërë nga ambasada e SHBA-ve, ku është shtuar se Hanrahan është pritur nga ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në njoftim thuhet edhe se ‘’presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime’’.

Po ashtu, shtohet se këto takime do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik.

‘‘Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime dhe vizita që do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik’’, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zyrtari i DASH’it pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *