Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari

Një 21-vjeçar është arrestuar me dyshimin se i vuri zjarrin shtëpisë së kryeministrit britanik Keir Starmer në veri të Londrës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Policia dyshon se zjarri është ndezur me “qëllim për të rrezikuar jetën”.

Policia Metropolitane ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhet në mbajtje.

Bëhet e ditur se arrestimi lidhet me tre zjarre të veçanta që ndodhën në veri të Londrës gjatë javës së kaluar: një zjarr në një adresë private në Kentish Town, një automjet i djegur dhe një zjarr tjetër në hyrje të një ndërtese tjetër.

Policia tha se njësia kundër terrorizmit e Policisë Metropolitane kishte marrë përsipër hetimin sepse shtëpia ishte e lidhur me një personazh të shquar publik, shkruanskynews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa tani po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

“Të tre zjarret aktualisht po trajtohen si të dyshimta.”

Ndryshe, edhe pse Starmer është në Downing Street si kryeministër britanik, ai ende mban adresën e tij private në veri të Londrës.

Hyrja e shtëpisë është dëmtuar, por nuk ka të lënduar.

Një banor i rrugës tha se dëgjoi një zhurmë të fortë që dukej si koktej molotovi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *