Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë. Policia thotë se nuk ka raportime për të lënduar 

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë rast.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *