Parlamenti i Serbisë pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviç të mërkurën. Pas kësaj lëvizje, partia e Aleksandar Vuçiç ka një afat 30-ditor për të formuar një qeveri të re ose për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Siç raportojnë mediat, Vuçeviç kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe një aleat i presidentit populist Aleksandar Vuçiç, dha dorëheqjen më 28 janar mes protestave të shkaktuara nga shembja e një tende në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit nëntorin e kaluar, në të cilën vdiqën 15 persona.