Vrasjet e fundit. Kurti kërkon nga organet angazhim për të parandaluar këto ngjarje

Kryeministri Albin Kurti duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me vrasjet e fundit, u bëri thirrje organeve të rendit,  hetuesisë e drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve, në mënyrë, siç tha ai, që edhe të vihet drejtësi edhe të parandalohen raste  të tilla në të ardhmen.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Vrasja është akti më i rëndë që mund t’ia bëjë njeriu-njeriut, ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai njeri bënte pjesë, pra shoqërisë sonë. Gjithë  vendi është tronditur e lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet, ndalet e dënohet. Na duhet analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *