Sindikata e Policisë së Kosovës dënon atentatin kriminal që i mori jetën Rreshterit Muhamed Lika. Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës, thuhet ndër të tjera në reagimin e Sindikatës së Policisë. Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të së martës së 1 prillit, në qytetin e Kaçanikut. Hetimet për këtë rast kanë nisur, por nuk dihen rrethanat e ngjarjes ende.
Vrasja e rreshterit. Reagon Sindikata e Policisë

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!