Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, në mënyrë që “tmerret e tre viteve të fundit të mos përsëriten më kurrë” dhe thotë se i takon presidentit rus Vladimir Putin të tregojë se “ka hequr dorë nga përpjekjet për të shkatërruar Ukrainën”.
“Një Ukrainë e dështuar do të dobësonte Evropën, por gjithashtu do të dobësonte Shtetet e Bashkuara,” thotë ajo në një paralajmërim drejtuar Shtëpisë së Bardhë.
Von der Leyen thotë gjithashtu se e ardhmja e Ukrainës “qëndron në Evropë” dhe se zyrtarët po punojnë për pranimin e vendit në bllok.BBC