Një punëtor i ndërtimit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Veternik. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha se se si pasojë e shembjes së dheut në Veternik, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.
“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.
Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.