Vdes një punëtor. Bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës. Ai po punonte në qendrën tregtare Albi Mall, tha policia. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se viktima është një shtetas i huaj. “Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik. Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë“, tha ajo.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *