Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt banimi. Lajmin e ka konfirmuar Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, njofton Policia.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit.