Ka vdekur në moshën 86-vjeçare,Frank Wisner, diplomati amerikan që ka shërbyer edhe si i dërguar special i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, para shpalljes së pavarësisë, raporton Washington Post.
Wisner, një burrshtetas i vjetër i politikës së jashtme amerikane, i cili punoi si ambasador në katër vende, këshilloi korporatat për çështjet globale dhe doli nga pensioni për të ndihmuar në negociatat delikate në Kosovë dhe Kajro, vdiq më 24 shkurt në Mill Neck, New York. Ai ishte 86 vjeç. Shkaku i vdekjes ishin ndërlikimet nga kanceri i mushkërive, tha djali i tij David Wisner.