Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë 

Një grua në Fushë Kosovë ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në rrugën ‘‘Tahir Zemaj’’.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kjo është ka bërë të ditur për Gazetën Express, nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

‘‘Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka thënë Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *