Vdes babai i ish- Presidentit Hashim Thaçi

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Haxhi Thaçi, i cili është përballur gjatë me një sëmundje, kohëve të fundit ka qëndruar i shtrirë në QKUK ku ka marrë trajtim. Merret vesh se aty edhe ka vdekur.

Ai vdiq disa ditë më vonë pasi u vizitua nga djali i tij Hashim Thaçi, vizitë kjo e kryer nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale.

Që prej se Haga ka ngritur aktakuzë ndaj tij, Hashim Thaçi ka ardhur tre herë në Kosovë për shkak të sëmundjes së prindërve. Vizitën e fundit e ka kryer të enjten, ku për tre orë ka qëndruar me babain e sëmurë. Haga ia ka mundësuar këtë vizitë pas disa refuzimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *