Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Sipas të dhënave nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri më mesnatë janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1 mijë e 367 vendvotime nga 2 mijë e 533. Bëhet e ditur se procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Sipas KQZ-së, në orën 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.
Vazhdon numërimi i votave

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!