U.d. Kryeprokurori Kelmendi dhe kryesuesi i KPK-së pritën në takim përfaqësuesit e OSBE-së dhe BE-së

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdaraj, kanë pritur në takim udhëheqësin e Projektit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Misionin e OSBE-së në Kosovë, z. Kakhramondzhon Sanginov, si dhe udhëheqësin e Ekipit për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, Seksioni për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, z. Nicola Scaramuzzo. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në qendër të diskutimit ishte agjenda e takimit të parë të Komitetit Drejtues të “Projektit rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore – Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ky projekt është i financuar nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga misionet e OSBE-së.

U.d. Kryeprokurori Kelmendi dhe kryesuesi Hajdaraj vlerësuan punën e këtij projekti dhe u dakorduan për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *