Në fshatin Baicë të Lipjanit, një burrë është gjetur i vdekur dhe i groposur. Raportohet se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët, të cilët fillimisht e kishin raportuar si person të zhdukur.
Gjetjen e trupit të vrarë dhe të groposur e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila ka thënë se dyshohet për vrasje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.