Tragjedia e mërgimtarit 33-vjeçar në Ujman, VV e quan “zbarkim” për herë të parë në Veri angazhimin e zhytësve të FSK-së për t’ia gjetur trupin

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit për një angazhim të saj për të gjetur një trup të pajetë të një 33-vjeçari, i cili  dyshohet se është mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“FSK zbarkon në veri të vendit”, duke shtuar se ajo shkoi për herë të parë si ushtri atje.

FKS sot në mëngjes shkoi në veri nën shoqërimin e KFOR-it për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.

Vetëvendosje ndau edhe citate të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

“Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë Maqedonci.