Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron për vizitë humanitare në Kosovë, për ta vizituar babain e tij i cili po trajtohet në QKUK.
Gjykata Speciale ka konfirmuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi,duke shtuar se atij iu lejua vizita në Kosovë për “arsye të forta humanitare”.
Portali “Paparaci” ka publikuar fotografi të Thaçit brenda QKUK-së ku shkoi i shoqëruar nga forcat policore, ndërsa jashtë janë parë disa qytetarë.
