Tepiq zbulon detaje të reja nga dokumentacioni i Europol-it: Fotografia e Vuçiqit është gjetur në pakon e drogës

Beograd 13.05.2025. Aleksandar Vučić. Izjave. Zvaničan doček, prijem predsednika Evropskog saveta Antonija Košte u Palati Srbija Foto: Amir Hamzagić/Nova.rs

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, ka zbuluar detaje të reja nga dokumentacioni i Europol-it që lidhet me komunikimet e Filip Koracit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajo deklaroi se thelbi i çështjes qëndron te përmbajtja e mesazheve të tyre, pavarësisht vëmendjes që ka tërhequr fotografia e presidentit Aleksandar Vuciq, e gjetur në pako droge.

Tepiq tha se Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Ministria e Punëve të Brendshme e posedojnë dokumentacionin, por që deri më tani nuk kanë vepruar sipas provave që ai përmban, raporton N1

Gjatë konferencës për media, Tepiq tregoi pako droge që peshonin 600 kilogramë, të sekuestruara nga personi i njohur me pseudonimin “Robin”— që, sipas saj, ishte Filip Korac. Ajo theksoi se qëllimi i konferencës ishte të tregonte që dokumentacioni i Europol-it përmban fakte që lidhen me komunikimin e Koracit me personat e afërt të Aleksandër Vuciqit.

“Nuk po them që droga i përket Aleksandër Vuciqit, as që e di pse fotografia e tij gjendet në pako. Kjo i takon prokurorisë që ta zbardhë. Por mesazhet që disponojmë tregojnë komunikimin e Koracit me bashkëpunëtorë të afërt të Vuciqit, si vëllai i tij, Andrej Vuciq, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Novak Nedic, Kimit (udhëheqës i tifozëve), Relja Ognjenovic (drejtor i Fondit Pensional), Nino Shobot, e Milena Videnovic (gazetare e Srpski telegraf)”, tha Tepiq.

Ajo theksoi se qëllimi i publikimit të dokumentacionit nga SSP ishte që Prokuroria të ndërmarrë veprime hetimore dhe të informojë opinionin publik. “Nuk është vonë që Prokuroria të veprojë. Është e rëndësishme që edhe media të merren me dokumentacionin që po publikojmë”, tha Tepiq.

Tepiq, ka filluar para disa ditësh publikimin e dokumenteve që, sipas saj, vërtetojnë lidhjet e pushtetit serb me krimin e organizuar. Ajo deklaroi se dokumentet, të dorëzuara nga policia franceze, tregojnë komunikime mes zyrtarëve të lartë, si Novak Nediq dhe Aleksandar Vuçiq, me Filip Koraç, i cilësuar nga autoritetet si trafikant droge.

Tepiq theksoi se pushteti fillimisht bashkëpunonte me klanin Kavac, por që situata ndryshoi pas përplasjes me Veljko Belivuk. Ajo tha se nga aplikacioni Sky ECC u zbuluan mesazhe, foto kokaine dhe parash, si dhe biseda që implikojnë figurat kryesore të qeverisë. Tepiq paralajmëroi se do të publikojë dokumente të reja që, sipas saj, dëshmojnë se “një kartel shtetëror droge” vepron nën mbrojtjen e vëllezërve Vuçiq.