Tentohet të kontrabandohen cigare në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës njofton se në tri raste të ndara është parandaluar kontrabanda me mallra, konkretisht duhan përmes ANP-së. Në rastin e parë, në koordinim mes Njësitit për Informacion të Pasagjereve, zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur  8 boksa (shteka) cigare Malboro e kuqe,  116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhe, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.  Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa (shteka) cigare (17 boksa cigare Winston dhe 1 boks cigare Karelia). Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare Karelia, 50 Malboro e kaltër e  mbyllte, 130 Malboro e katërt e qelt, 20 Malboro  light , gjithsej 220 shteka cigare.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *