Të premtën vazhdon seanca konstituive

Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Listës Serbe, ka lëvizur edhe Kuvendi e Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës sot ka njoftuar se nesër në ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Përpjeka për konstituimin e Kuvendit do të bëhet në kohen kur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka prekur kulimin.

Derisa paradite do të bëhet tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit, pasdite të gjitha partitë kanë paralajmëruar takimet përmbyllëse për fushatën zgjedhore. 

“Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:00. Kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në rend dite është votimi për nënkryetarin serb.”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.

Në anën tjetër, partitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Pas publikimit të aktgjykimit, deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj ka thënë se nuk pret ndonjë rezultat sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit serb.

Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se partitë politike nuk do ta votojnë asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Në përpikëri prej seancës së parë deri më sot ne kemi respektuar të gjitha ato çka kanë dalë nga vendimet e Gjykatës kushtetuese edhe kësaj radhe do ta respektojmë në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se nesër do të jetë skenar i njëjtë ashtu siç kanë bërë në seancën e fundit LVV-ja me kryesuesin Basha”, ka thënë ai, duke shtuar se interes i VV-së është zvarritja e formimit të institucionet.

Interesi i Kurtit nuk është që të formohen institucionet por të vazhdohet kështu në pafundësi. Se besoj se do të ketë zgjidhje(nesër) sepse VV-ja është interesuar ta vazhdojë këtë ngërç. Në paraprakisht si grup parlamentar do të takohemi konsultoheni dhe përpikëri do ta respektojmë vendimin e gjykatës. Në vendimet e gjykatës thuhet se duhet të marrim pjesë në votim por besoj se për listën serbe s’do të kemi votë”, është shprehur ai.

As VV-ja nuk ka dhënë shenja se do të reflektojë. 

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, e ka komentuar me pak fjalë aktgjykimin e djeshëm të Kushtetueses. 

Dmth argumenti kryesor i opozites se « nuk ben te ndahen nenkryetarët e pakicave » na doli te jete absurditet. Fiks qysh e kam thene dhe e kemi thene me dhjetra here. Edhe procedurat e seancave dolen si te rregullta, edhe votimet me short. Gjykata megjithatë ka konstatu qe pa nenkryetar serb nuk kryhet konstituimi dhe kjo është shqetësuese”, ka shkruar Kraki.

PDK-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim për këtë çështje.

Megjithatë, kur ishte publikuar dispozitivi i aktgjykimit të Kushtetueses, zyrtarët e këtyre partive kishin thënë se do ta respektojnë aktgjykimin. Nacionale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *