Të mërkurën seanca e 19- të e Kuvendit. Partitë mbeten me qëndrimet e njëjta

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kjo do të jetë hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit. VV po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës. Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *