Takimi Rutte- Rama

Në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Rutte ka bërë të ditur se diskutimet me Ramën janë përqendruar në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e pandërprerë për Ukrainën dhe domosdoshmërinë për rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes për të garantuar fuqinë e Aleancës.

“I lumtur të takoj përsëri me mikun tim të dashur Edi Rama. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve tona të mbrojtjes për ta mbajtur #NATO-n të fortë”, ka thënë Rutte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *