Takimi me shefin e NATO- s. Kurti: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës 

Kryeministri Albin Kurti pas takimit që ka zhvilliar me shefin e NATO- s Rutte, ka shkruar në platformen X, duke thënë  se Kosova ka qenë cak i ndërhyrjeve në zgjedhjet parlamentare nga Serbia.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Kënaqësi të mirëpresim sekretarin Mark Rutte që vjen në Prishtinë, në vizitën e tij të parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka thënë Kurti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *