Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vdekjes së të riu nga Lipjani në duart e Policisë së Kosovës.
Ajo ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka vlerësuar se vetëm pas këtij akti policët që kanë marrë pjesë në aksionin ku ka ndërruar jetë Agon Zejnullahu mund të dalin para drejtësisë.
“Ministri i policise Svecla te jap doreheqjen menjehere – pastaj te dalin para drejtesise policet qe moren jeten e te riut ne Lipjan”, ka shkruar Tahiri.