Sulmuesi në Austri kishte lidhje me grupin “Shteti islamik”

Autoritetet në Austri kanë thënë se personi  i dyshuar për vrasjen e një  14-vjeçari dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ishte i nxitur nga “terrorizmi islamik”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

I dyshuari, një sirian 23-vjeçar, u arrestua pasi e kreu sulmin me thikë në pikë të ditës në qytetin jugor Fillak.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha të dielën se ndjeu “zemërim ndaj sulmuesit islamist, i cili i theri me thikë njerëzit e pafajshëm këtu, në këtë qytet”.

Karner tha për gazetarë në Fillak se sulmuesi kishte lidhje me grupin Shteti Islamik dhe se ishte radikalizuar në internet brenda një kohë shumë të shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *