Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë dënuar ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili sipas KPK- së, ndërlidhet me punën e tij zyrtare. KPK-ja dhe ZKPSH-ja, theksojnë se aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor. Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Sulm fizik ndaj prokurorit

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!