Studentët e Universitetit të Mitrovicës, të cilët përkrahin kolegët e tyre në bllokadë nëpër Serbinë qendrore dhe organizojnë mitingje “15 minuta heshtje”, sot janë distancuar nga kolegu i cili së bashku me anëtarët e shoqatës “Studentë 2.0” që nga mbrëmja ka kampingun para presidencës serbe, shkruan N1.
Ndryshe nga studentët që prej muajsh kanë bllokuar fakultetet duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave pas tragjedisë së shkaktuar nga shembja e një tende në Novi Sad, ky grup pretendon se duan të kthehen në mësime.
Anëtarët e shoqatës Studentët 2.0 kanë vendosur mbrëmë çadra në parkun mes godinave të Presidencës dhe Kuvendit të Serbisë. Sipas raportimeve të disa mediave, ata madje kanë fjetur atje, thuhet në tekst.