Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po takohet me kryeministrin Keir Starmer në Downing Street pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Zelensky falënderoi Starmer për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka treguar Ukrainës që nga fillimi i luftës.
Ai gjithashtu konfirmon se do të takohet me Mbretin Charles nesër.
Gjatë vizitës së Zelenskit në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump e akuzoi atë për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, duke shkaktuar reagime ndërkombëtare.BBC