Sqarohet Presidenca për foton e Osmanit me agjentet gra të AKI- së

Pas reagimeve të shumta për këtë foto, këshilltari i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se fotografia u bë “me vlerësimin e AKI-së”. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Praktika e publikimit të fotografive të shërbimit inteligjent pa zbuluar identitetin ka ekzistuar edhe më herët në Kosovë. Fotoja e Presidentes është publikuar me lejen dhe vlerësimin e AKI-së. Publikimi i fotos së Presidentes me gratë e inteligjencës ka pasur për qëllim të vlerësojë punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të sigurisë kombëtare. 

Në këtë foto, identiteti i tyre nuk ekspozohet dhe nuk cenohet asnjë standard i sigurisë. Për më tepër, kjo foto është bërë dhe dërguar nga AKI-ja pas vlerësimit të tyre se nuk përbën ekspozim të identitetit.” – ka thënë Kupina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *