Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër pasi Nacionale raportoi sot se Gjykata Speciale ka pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet serbe.Në dritën e këtij zhvillimi, nga OVL theksuan se kjo përbën arsye shtesë për të protestuar.
Reagimi:
Edhe një arsye më shumë për të protestuar!
Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb:
Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë,
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP),
Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar.
Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.
Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë!
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!