Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.
Në një përgjigje për Nacionalen, zyra për media e Speciales nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrës.
“Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, thuhet në përgjigje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares së Gjykatës Speciale.
Haxhiu kishte pasur kritika pas refuzimit që iu bë Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.