Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kanë vizituar një pikë kufitare mes Kosovës e Serbisë.
Sorensen tha se është “mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit”, duke shtuar se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.
“Ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit 🇪🇺. Falë @NATO_KFOR për mbështetjen e logjistikës!”,shkroi ai në “X”.