Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Kosovë e Serbi pasi mori pozitën më 1 shkurt. Nga data 17-19 mars, ai do të qëndrojë në Kosovë, ndërsa vizita e tij në Serbi do të njoftohet më pas. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur qe një kohë, derisa pati zhvillime edhe në terren. Në BE ndërroi udhëheqja, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet dhe ende s’ka qeveri të re, ndërsa në Serbi protestat po zmadhohen. Një paralajmërim për ringjallje të procesit kishte ardhur nga vetë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cila kishte thënë se bashkë me Sorensen në mars do të ulen për ta bërë funksional dialogun.
Sorensen viziton Kosovën

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!