Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë.
Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.
Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar), njofton policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.