Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se një muaj pas zhvillimit të këtij procesi.
Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me nëntë shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.
Rezultati është ky:
Lëvizja Vetëvendosje – ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind
Partia Demokratike e Kosovës – 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind
Lidhja Demokratike e Kosovës – 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.
AAK-NISMA – 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind
Lista Serbe – 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.
Sipas KQZ-së, LVV do t’i ketë 48 deputetë, PDK do t’i ketë 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë dhe AAK-Nisma me 8 deputetë.