Shkarkohet zëvendësministri në detyrë Arbër Vokrri për shkak të akuzave ndaj ndërkombëtarëve

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Vendimi vjen pas deklarimeve publike të Vokrrit, ku ai ka akuzuar diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare – përfshirë me emër Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav – se kinse kanë nxitur trazira në veri të vendit përmes veprimeve të tyre.

Në një reagim zyrtar, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se qëndrimet e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Lirimi nga detyra është në funksion të ruajtjes së integritetit institucional dhe të raporteve me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *