Instituti i Mjekësisë ligjore sot doli me raport në lidhje me autopsinë e 59 viktimave të tragjedisë në diskotekën e Koçanit. Drejtori Aleksandar Stankov, tha se arsyeja e vdekjes së viktimave është ngufatja me gaz monoksid karboni, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.
“Te të gjithë 59 viktimave, arsyeja e vdekjes është e dhunshme dhe është shkaktuar për shkak të ngufatjes së dhunshme dhe lidhet direkt me zjarrin në diskotekën “Puls”. Te një pjesë e tyre janë gjetur të djegura, të shkallës së parë dhe të dytë, te tre ka pasur të djegura të shkallës së katërt. Megjithatë, arsyeja është ngufatja…Në atë hapësirë, në atë tym, të veprojë monoksidi i karbonit shumë mund të shkaktohet vdekje. Viktimat i pamundëson që të ikin. Domethënë ekziston kokëdhimbje, vjellje, marramendje, pavetëdije, dezorientim, paralizë të muskujve për pamundësi të lëvizjes dhe zakonisht kur ka raste të këtilla”, deklalroi Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistike.
Stankov, tha se gjatë autopsisë, te tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka. AlsatM