Sekretari i Përgjithshëm i NATO- s, Mark Rutte, ka vlerësuar lart angazhimin e SHBA- ve për paqen në Evropë, vecanarisht për përpjekjet e Presidentit Trump për arritjen e marrëveshjes Rusi- Ukrainë për armëpushim 30 ditor.
” Ju e hoqët ngërçin. Fakti që ju e bëtë këtë, që filluat dialogun me rusët dhe bisedimet e suksesshme në Arabinë Saudite, tani me ukrainasit, do të thotë shumë dhe unë me të vërtetë dua t’ju përgëzoj për këtë”.
Rutte ka folur edhe për nevojat e investimeve në fushën e sigurisë në Evropë. “ Kur ju erdhët në pushtet, ne shpenzonim 700 miliardë më pak për mbrojtjen krahasuar me vitet 2016 dhe 2017. Ky ishte një ndryshim i madh që u nis nën udhëheqjen tuaj. Tani, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, shpenzimet e mbrojtjes në Evropë kanë arritur në 800 miliardë, ndërsa Gjermania mund të shtojë deri në gjysmë trilioni dollarë për mbrojtjen. Edhe Kryeministri britanik Keir Starmer dhe liderë të tjerë janë angazhuar për shpenzime më të larta në këtë fushë. Megjithatë, duhet të bëjmë më shumë dhe dëshiroj të bashkëpunoj me ju për të siguruar që NATO të rinovohet nën udhëheqjen tuaj dhe të jemi të përgatitur për çdo sfidë të ardhshme.
Një aspekt tjetër që e ka përmenduar Rutte ishtë edhe çështja e prodhimit të armëve.” Po vërejmë se ka një mungesë në prodhimin e armëve, jo vetëm në SHBA dhe Evropë, por edhe në krahasim me fuqitë si Rusia dhe Kina. Evropianët po blejnë katër herë më shumë armë nga SHBA, që është një zhvillim pozitiv, por megjithatë ka ende shumë për të bërë në rritjen e prodhimit dhe për të eliminuar burokracinë që e pengon këtë proces”, është shprehur Rutte.