Poliacia e Shkodrës ka vijuar operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata” ku janë gjetur dhe asgjësuar 12 957 bimë narkotike kanabis sativa n njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.
– Advertisement –
Gjithashtu janë sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.
Lidhur më këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga 14 shtetas, u shpallën në kërkim 10 të tjerë dhe u proceduan penalisht 2 shtetas.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.
Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje”, bëri me dije policia. EA