Në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, policia duke u mbështetur në informacione të marra në rrugë operative, ka kryer kontrollin e një apartament, me ç’ rast ka arrestuar tre persona si dhe ka gjetur dhe sekuestruar;
- Një revole të tipit Zastava, të kalibrit 6mm,
- Një thikë, si dhe,
- Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Ndaj të dyshuarve;
- B. H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
- M. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- H. H, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, thuhet në raportin e policisë.