Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacionet Policore nёkuadёr tё DRP-Pejё, gjatё javёs qё shkoj, pas njё pune intensive, kemi sekuestruar njё numёr tё konsiderueshёm tё armёve dhe municionit.
Nga data 11.08.2025- 18.08.2025, janё gjetur dhe sekuestruar:
• tetё (8) armё pistoleta tё llojeve tё ndryshme
• njё (1) pushkё gjysёm automatike
• dy (2) pushkё gjuetie
• njё (1) pushkё ajrore
• njё (1) pistoletё ajrore
• dhjetё (10) karikator tё armeve pёrkatёse
• njёqind e dyzetё e pesё (145) fishek kalibra tё ndryshёm
• pesёmbёdhjetё (15) gёzhoja
Ndaj personave tё dyshuar janё iniciuar raste penale pёr veprat penale ‘pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm’ dhe ‘mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’



