Samiti i liderëve në Shkup

Në Shkup sot po tmbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit për Rritje, i cili do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për forcimin e integrimit evropian të rajonit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Paneli i diskutimit të kryeministrave është i mbyllur dhe realizohet pa praninë e mediave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para fillimit të takimit të sotëm në Shkup  tha se është kënaqësi ta vizitojë Shkupin, vend që bashkërisht me shtetet e tjera synon anëtarësimin në BE.

Kurti përmendi edhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbi pikat e përbashkëta të kontrollit.

” Kënaqësi të vij në Shkup, tash kur kemi pika të përbashkëta kontrolli. Ajo në Han të Elezit – Bllacë, që më 12 prill u funksionalizua dhe ajo Glloboçicë-Jazhincë, që më 28 maj u funksionalizua. Këto vijnë si  rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta me Qeverinë Mickovski”deklaroi Kurti

Në samitin nikoqir i të cilit është kryeministri i Maqedonisë së Veriut ,Hristijan Mickoski, marrin pjesë Komisarja Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe liderë nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *