Sa ulëse në Kuvend mund të marrë VV sipas Shenoll Muharremit?

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një përllogaritje se kush dhe sa ulëse mund të marrin subjektet politike në legjislaturen e ardhshme!?  Sipas tij, pa votat e diaspores

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

LVV 47 ulëse

PDK 25 ulëse

LDK 20 ulëse 

AAK-N 8 ulëse

Pakicat: 20 ulëse

Sipas numrave më të fundit, 99.7% pa diasporë, 99 ulëse janë të sigurita por pastaj është një ulëse diskutabile. Tash në një bisedë të gjatë me një mik timin, njohës i temës, del se LVV (me koeficient) i del ulësja e 100të. Kjo e rritë numrin nga 46 në 47 me votat e fundit aktuale. Momentalisht, kur hiqen votat e pakicave dhe atyre që nuk kanë kaluar pragun, mbesin vetëm 736,307 vota për shpërndarje proporcionale. LVV 46.4 ulëse; PDK 25.06 ulëse; LDK 20.07 ulëse dhe AAK-N 8.46 ulëse. Gjithsejt 99 ulëse deri këtu. Pastaj kur aplikohet parimi i koeficientit, ulësja e 100 i takon LVV-së. 

Duhet të shtohen votat e diasporës dhe ato me kusht, por supozohet se me diasporë LVV mundet me shku në 48 vota, por duhet me i pritë rezultatet me kuptu saktësisht si është gjendja finale e votave për secilën parti, ka shkruar në FB Muharremi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *