Rutte thotë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise për përparim në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, duke shtuar se kërkohet fleksibilitet dhe kompromise.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Për ta lëvizur këtë dialog përpara, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të përqendrohen në përfitimet afatgjatë”, tha ai.

Sipas tij, normalizimi sjell më shumë stabilitet dhe siguri për mbarë rajonin.

Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë Rutte deklaroi se stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor varet nga të gjitha palët, duke zgjedhur “diplomacinë në vend të dhunës”.

“Zgjidhja për paqe afatgjatë është politike”, tha shefi i NATO-s.

Gjatë vizitës në Prishtinë, shefi i NATO-s do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Rutte ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans një ditë më parë se, Kosova është shtet shumë me rëndësi dhe që NATO-ja ka prezencë të konsiderueshme përmes KFOR-it.

“Ka pasur zgjedhje, do të shohim se si do të formohet Qeveria e re, por kjo është pjesë e procesit demokratik. Nuk ka gjë të keqe”, ka thënë Rutte, duke shtuar se aleanca bën përpjekje të vazhdueshme që ky shtet të jetë në formën e vet më të mirë.

Ndërkaq presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se mbështet deklaratën e bërë një ditë më herët në Bosnje nga Rutte se në rajon nuk duhet të ketë vakume të sigurisë, sepse sipas saj, “historia ka dëshmuar se ato vakume shpesh janë keqpërdorur nga faktorët malinj”.

Osmani po ashtu foli edhe për Serbinë, të cilën e akuzojë se po minon “përpjekjet për paqe dhe stabilitet”. Me ndihmën e Rusisë dhe faktorëve të tjerë, presidentja kosovare, Beogradi po synon ta destabilizojë Kosovën.

Në këtë drejtim ajo përmendi sulmet e ndodhura viteve të fundit në veriun e banuar me shumicë serbe, prandaj sipas Osmanit është e rëndësishme prania e NATO-s në Kosovë si “barrierë kundër çfarëdo përpjekje për cenimin e paqes”. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *