Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Mark Rutte, tha se qëndrimi i NATO-s ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.
Rutte, në një konferencë për media në Prishtinë pas takimit me presidentin Vjosa Osmani, tha se në vlerësimin e NATO-s, FSK-ja ka vetëm rol humanitar.
“Sa i përket pyetjes së parë, mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në si forcë humanitare, kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore”, tha Rutte, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve.
Ai, gjatë konferencës në Prishtinës, u pyet edhe për retorikën ultra-nacionaliste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.