Gjendja e forcave ukrainase në Kursk të Rusisë është përkeqësuar në masë të ndjeshme në tri ditët e fundit, sipas hartave të njëjta, pasi forcat ruse rimorën territor si pjesë e një kundërsulmi që gati i ka ndarë forcat ukrainase në dy pjesë, raporton agjencia e njohur.
Kjo situatë e ngre mundësinë që forcat ukrainase mund të jenë të detyruara për të bërëtërheqjepolitikisht të çuditshme e psikikisht të vështirë në Ukrainë, ose të rrezikojnë që të kapen ose të vriten në kohën kur Kievi është nën presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për t’u pajtuar për armëpushim me Rusinë.
“Situata (për Ukrainën) është shumë e keqe” – i tha agjencisë “Reuters” Pasi Paroinen, analist ushtarak në grupin “Black Bird” me seli në Finlandë.
“Tani nuk ka mbetur shumë deri në momentin kur forcat ukrainase ose do të rrethohen, ose do të detyrohen që të tërhiqen dhe tërheqja do të nënkuptonte ecje nëpër terren të rrezikshëm, ku forcat do të ishin vazhdimisht të rrezikuara nga dronët dhe artileria ruse” – shtoi ai.
“Nëse forcat ukrainase nuk janë në gjendje që ta rikthejnë situatën shpejt, ky do të mund të ishte momenti kur dalja e Kurskut fillon që përfundimisht të mbyllet në një xhep të rrethuar” – tha më tej analisti Paroinen.
Nuk pati konfirmim zyrtar të avancimit të forcave ruse nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ose nga ushtria ukrainase, të cilat janë të prira për t’i raportuar me vonesë ndryshimet në fushën e betejës, përcjell gazeta “Nacionale”.
Hartat me burime të hapura të blogut ushtarak ukrainas, “DeepState”, treguan të premten se rreth tri të katërtat e forcave ukrainase brenda Rusisë tashmë janë rrethuar pothuajse plotësisht.
Hartat treguan se ato bashkoheshin me forcat e tjera ukrainase të ndodhura afër kufirit me Rusinë përmes një korridori tokësor rreth 1 kilometër i gjatë e më pak se 500 metra i gjerë në pikën e tij më të ngushtë, përderisa forcat ruse po lëvizin që ta mbyllin edhe atë korridor.
Blogu “DeepState” tha të enjten vonë se forcat ruse kishin avancuar afër vendbanimit Kuryilovka. Yuri Podolyak, bloger rus me ndikim, tha se forcat ruse kishin depërtuar në jug të qytezës ruse Sudzha, e cila ndodhet brenda territorit pothuajse të rrethuar. Reuters