Rritja e pagave vjet në tetor, nga 1 korriku zyrtarët publikë i marrin edhe 55 euro të tjera – Kurti e jep lajmi në Qeveri

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar sa nga muaji korrik pagat për zyrtarët publikë do të rriten për 55 euro

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai tha se rritja e parë prej 55 eurosh ishte bërë në janar, ndërsa e dyta do të zbatohet nga muaji i ardhshëm.

“Pagat rriten dy herë nga 55 euro për të kompletuar rritjen 110 euro. Rritja e parë ka filluar në janar, dhe tjetra nga muaji korrik. Sot marrim vendimin për ndarjen buxhetore që të mbulohet kosto e kësaj rritje. Zbatimi nga muaji i ardhshëm, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë 110 euro më të larta sa ishin në dhjetor”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.