Rrezartor Meha i bashkohet garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës

Gara për Asamblenë Komunale të Prishtinës i sjell qytetarëve një kandidat të ri, Rrezartor Meha, një djalë entuziast, i përgatitur dhe i gatshëm të japë shumë për zhvillimin e kryeqytetit dhe adresimin e problemeve të përditshme të qytetarëve.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

I lindur dhe rritur në Prishtinë, Rrezartori e njeh mirë realitetin e qytetit, sfidat dhe mundësitë që ka kryeqyteti ynë. Ai thekson se Prishtina përballet me probleme serioze si mungesa e pastrimit, trafiku i rënduar, uji dhe ajri i ndotur, mungesa e çerdheve publike, ndriçimi i pamjaftueshëm, mungesa e hapësirave sportive për të rinjtë, si dhe mungesa e transparencës dhe shërbimeve të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Prishtina ka shumë probleme, por bashkë do t’ia dalim,” – shprehet Meha, duke shtuar se kandidatura e tij është më shumë se një garë politike; është një zotim për ndryshim dhe për rikthimin e besimit në politikën lokale.

Ai i bashkohet ekipit të Besa Shahinit, me qëllim që përmes përvojës, përkushtimit dhe dashurisë për qytetin, të sjellin ndryshimin që Prishtina ka nevojë.

Rrezartor Meha fton qytetarët të bashkohen në këtë rrugëtim për një Prishtinë më të pastër, më të drejtë dhe më të zhvilluar, duke theksuar se vetëm me përkrahjen e qytetarëve mund të arrihet ndryshimi i vërtetë.

👉 www.besaperprishtinen.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *