Përmes një reagimi, Këshilli për Mbrojtjen e të Deejtave të Njeriut, ka thënë se përkundër dy protestave në Prishtinë , kundërshtimit në forma tjera , dërgimit të komenteve , “ndërmarrja e strukturuar kriminale ZRrE dje miratoi vendimin për rritje të çmimit tëenergjisë elektrike prej 16.1 përqind që në masë të madhe do ta vështirësojë jetën e pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës ,bizneseve të shumta e në veçanti shtresave të cenueshme siç janë: pensionistët , përfituesit e skemave sociale , veteranët e luftësetj. Qeveria Kurti 2 nuk ndërmori asnjë veprim për të mbrojturqytetarin e varfëruar të Kosovës madje me disa improvizime tëministres përkatëse pranoi rritjen duke përshkallëzuar këtë rritje. Ndërmarrja kriminale ZRrE asnjëherë nuk ka përfaqësuarinteresin e qytetarit por se ka mbrojtur në mënyrë skajshmërishttë pamoralshme interesin e operatorëve të energjisë elektrike dhestrukturave të caktuara qeveritare , që nga përfundimi i luftësderi më sot. Për 15 vite ka vjedhur paratë e qytetarëve tëKosovës në baza etnike duke liruar serbët nga çdo detyrim përpagesë përmes fryrjes së faturave . As sot e kësaj dite qytetarët e dëmtuar nuk janë kompensuar ndonëse kemi një vendim tëgjykatës . KMDLNj – ë fton qytetarët të organizohen dhe t’ iintensifikojnë protestat në mbrojtje të drejtave të tyre . ZRrE nukështë shteti dhe nuk mund të jetë mbi ligjin.
Intensifikimi i protestave është në funksion të mbrojtjes së njëinteresi të përgjithshëm prandaj duhet të protestojnë të gjithëpavarësisht përkatësisë etnike , bindjeve politike , moshës ,gjinisë apo statusit në shoqëri.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të mbetet rast iizoluar përkundrazi do të prodhojë rritje të çmimit të të gjithëartikujve dhe shërbimeve. Kjo rritje kriminale do të kontribuojënë shpopullim të Kosovës , edhe ashtu të rinjtë po ikin nëmënyrë masive . Protestat duhen të organizohen në tërë Kosovëndhe KMDLNj fuqishëm përkrahë protesta të karakterit social dhe ekonomik, thuhet në reagimin e KMDLNJ- së.